KreuCelebrity

Vdes për 27 minuta, gruaja rizgjohet dhe shkruan një mesazh!!!

Lajmi ka bërë bujë mes mediave britanike: Tina Hines u shemb përdhe pas një ataku kardiak, dhe teknikisht, ishte e vdekur për 27 minuta ( vdekje klinike).

Por ajo u rizgjua, dhe gjëja e parë që bëri, ishte të shkruante një mesazh që në pamje të parë, duket pak si zhgarravinë, por po të vihet re me kujdes dallohet togfjalëshi në anglisht: “ It“s real“, “ Eshtë e vërtetë“!

Kur e pyetën se për cfarë  e kishte fjalën, gruaja u përgjigj se I referohej parajsës.

“ Dukej kaq e vërtetë, ngjyrat ishin të forta, vibruese“, ka thënë ajo. Gruaja shtoi se kishte parë dhe një figurë që ngjante me Jesu Krishtin. Shumica e njerëzve që kalojnë nëpër një vdekje të tillë të përkohshme pas atakut kardiak, nuk mbajnë mend asgjë nga ato momente. Megjithate 10 deri në 20% e tyre tregojnë se kanë pasur disa eksperienca , dhe shkencëtarët mendojnë se kjo I detyrohet aktivitetit të trurit. Por Tina, nënë e katër fëmijëve, është e bindur se ka parë parajsën, dhe familja e saj gjithashtu, aq sa mbesa e bëri mesazhin e shkruar prej saj tatuazh në kycin e dorës!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF