KreuCelebrity

Vera e ëmbël e mamave VIP; 7 bebe po vijnë!

 

Me gjasë kjo do të jetë një ndër verat më të ëmbla për disa prej emrave VIP shqiptarë, pasi ato po kalojnë fazën më magjike në jetën e një gruaje, shtatzëninë.

Këngëtare, moderatore e politikane; disa prej personazheve të njohur kanë një emërues të përbashkët këtë verë, e në muajt në vijim; brenda tyre po rritet një bebe, që mamat me siguri mezi po e presin.

Ne të bordo.al menduam të bëjmë një ‘udhëtim’ për të risjellë edhe një herë në vëmendje bebushat VIP që pritet të vijnë në jetë pas disa muajsh.

Miriam Cani

Krejt papritur dhe në një mënyrë tejet origjinale çifti i artistëve Miriam Cani dhe Alban Skënderaj gjatë koncertit recital të këtij të fundit në Prishtinë, njoftuan se shumë shpejt ata do të bëhen prindër për herë të dytë.

Miriam mendohet se është në muajin e katërt të shtatzënisë, ndërsa gjinia e bebes ende nuk bëhet e ditur. Çifti ka edhe një vajzë katër vjeçare, e cila quhet Amel.

Floriana Garo

Ajo hoqi dorë nga televizioni e njëkohësisht edhe nga Shqipëria, për të jetuar në Zvicër, aty ku bashkëshorti jeton dhe punon.

Moderatorja e ëmbël e ekranit, Floriana Garo është nënë e një vajze 1 vjeç e dy muaj, ndërsa pak javë më parë e ftuar në programin “Rudina” Garo dha lajmin e bukur se është sërish shatzënë. Adja shumë shpejt do të jetë motra e madhe.

Ariana Fejzullahu

A mund ta quajmë një ndër nënat më guximtare bashkëshorten e Ermal Fejzullahut?! Bukuroshja 33 vjeçare është në pritje të fëmijës së saj të katërt.

Pas Artit, Bunës dhe Erës familjes Fejzullahu shumë shpejt do t’i shtohet pjesëtari i pestë. Sa bukur!

Sara Hoxha

London Noor është dy vjeç e gjysmë dhe shumë shpejt do të jetë vëllai i madh.

Sara Hoxha pak javë më parë nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, na njohur me ndjesinë e ëmbël që po përjeton; familja Liço do të bëhet me një tjetër djalë.

Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike është në javët e fundit të shtatzënisë.

Tabaku do të bëhet nënë për herë të tretë, dy vite pas sjelles në jetë të binjakëve Arba dhe Iris. Familjes së politikanes pritet t’i shtohet një djalë.

Klajda Gjosha

Ish- ministrja dhe deputetja e LSI, Klajda Gjosha është shtatzënë për herë të dytë.

Gjosha zbuloi se shumë shpejt do të bëhet me vajzë. Politikania është në ditët e fundit të shtatzënisë, ndërsa djali Luis kaytër vjeçar do të bëhet me motër.

Olta Xhaçka

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka është sërish në një pritje të ëmbël.

Olta dhe njeriu i saj i jetës, ish deputeti PS, Artan Gaçi janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, tre vite pas lindjes së vajzës së tyre Hana.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF