KreuStil Jetese

Devis Xherahu flet për dasmën surprizë dhe një fëmijë që pritet të vijë në çdo moment

Devis Xherahu dhe partnerja e tij, Ertemiona Mejdani nuk kanë menduar ta kalojnë pa kurorëzim lidhjen e tyre disavjeçare. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Plus”, artisti i njohur ka treguar se sa i përket dasmës ai preferon ta lërë gjithçka surprizë.

Jo vetëm kaq por çifit i njohur është i gatshëm për t’u bërë prindër nga momenti në moment pasi siç thotë ylli i muzikës “fëmija është dhuratë e Zotit dhe ne e mirëpresim në çdo moment!.

Devis Xherahu i dha fund martesës me ish-bashkëshorten e tij në vitin 2011, pas 20 vitesh bashkë. Ai pranoi publikisht romancën me Ertemionën, korçaren që u kurorëzua me çmimin Miss Shqipëria 2009, me të cilën ka një diferencës moshe prej 17 vitesh.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF