KreuBordo Men

Befason aktori i humorit shqiptar: kolegu më plagosi me thikë!!

Cdo profesion ka të këqijat e veta, por aktrimi ka përpos atyre, edhe një dozë rreziku ( kujtoni pak filmat aksion). Aktori i humorit Visjan Ukcenaj rrëfeu tek “ Thumb“ se gjatë provave të përgjithshme të një shfaqjeje gjashtë vjet më parë, u plagos me thikë.

“Mua më kanë plagosur në 2013- n, me thikë në teatër. Kam dhe një shenjë. Kemi qenë në prova gjenerale, ka qenë salla pothuajse plot, kemi pasur një shfaqje komedi të zezë. Personazhi në fund i hidhej për t’u vetëvrarë personazhit tjetër, sepse ai rrinte me një thikë po s’donte ta vriste se kishte frikë. Skena e fundit është që i hidhesha atij, po ai duhet ta ulte dorën kur t’i hidhesha. Ai u tremb dhe kur ju hodha, e ngriti pak dorën.”

Visjani tregoi se kishte ndjerë një si pickim e vetëm më vonë kishte parë gjakun dhe gropën në mish, sepse ndërkohë kishte vazhduar monologun. Por kolegët kishin ndërhyrë shpejt duke ia mbuluar plagën me cigare e më tej, kishte shkuar tek mjeku.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF