KreuStil Jetese

“Hell’s Kitchen”: Në tetor me autore të re, rikthehet në Top Channel autorja e spektakleve të njohura!

Spektakli i gatimit, “Hell’s Kitchen” do të rikthejë në Top Channel autoren e njohura Zefina Hasani.

Lajmin e ka bërë publik vetë shefi i kuzhinës, Renato Mekolli me anë të një postimi të bërë orë më parë në llogarinë e tij në Instagram, ku ka njoftuar se autorësia e sezonit të dytë do t’i besohet Hasanit.

Reality Show më i madh i gatimit do të rikthet në ekranit e Top Channel në muajin tetor, ndërsa pritet të ketë sërish një shikueshmëri të lartë siç edhe sezonin e shkuar.

Zefina Hasani nuk është një emër i panjohur i televizionit. Ajo ka qenë edhe më ehrët pjesë e ekranit të Top Channel si autore e disa programeve të rëndësishëm si ‘Big Brother Albania’ apo ‘The Voice Of Albania’.

Hasani u largua nga Top-i disa vite më parë, për shkak të përplasjeve të saj me drejtuesit e këtij televizoni. Siç u bë e ditur në atë kohë, autorja doli kundër ftesës së reperit Ledri Vula për të qenë në finalen e talent shoë-t ‘The Voice Of Albania’. Ky vendim solli dhe largimin e saj nga puna që siç tregoi dhe vetë ajo asokohe u bë për arsye parimore.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF