KreuStil Jetese

Me sytë me lot, Nora Istrefi rrëfen humbjen më të madhe në jetë

Nora Istrefi ka humbur babain në moshën e adoleshencës, humbje kjo që këngëtarja përpiqet të mos e kujtojë shpesh sepse e lëndon.

Ylli i shoëbizit si rrallë herë e ka prekur temën e largimit nga jeta të babait të saj në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Mirage”, ku nuk kanë munguar as lotët.

“Isha 18 vjeç kur babi u nda nga jeta ime dhe e gjithë familjes. Kam kujtime të mira pafund. Ka qenë një njeri i qetë, unë i kam ngjarë shumë. Ka qenë babi më i mirë, jo sepse ka qenë babi im, por më ka përkrahur shumë. Gjatë fillimit të karrierës gjithmonë shkoja në koncerte me të. Kurrë s’më ka bërtitur, e kam pasur si shok dhe ka qenë humbja më e madhe për mua dhe familjen. Nuk kam pasur dëshirë të flas për këtë temë sepse mërzitem shumë. E kujtoj me shumë nostalgji si babi më i mirë që ka ekzistuar dhe ka qenë humbja më e madhe që kam përjetuar deri tani”- u shpreh Nora me sytë e përlotur dhe zërin që i dridhej nga emocionet.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF