KreuCelebrity

Yjet që e lidhën fatin në Francë, vendi i dashurisë!!!!

Joe Jonas dhe Sophie Turner nuk janë yjet e parë që martohen në Francë. Një sërë  personash të famshë kanë zgjedhur t`I bashkojnë fatet në vendin e dashurisë

John Travolta dhe Kelly Preston u dashuruan në serialin komedi “The Experts’ në 1989. Shtatorin e tre viteve më vonë lidhën kurorë në Grand Hôtel de Crillon në Paris. Një javë më vonë, u martuan ligjërisht dhe në SHBA.

Francën e kanë preferuar për këtë qëllim edhe Heather Locklear dhe  Richie Sambora (u martuan në 1994 – por do të ndaheshin më pas prillin e 2007).

Pamela Anderson și Kid Rock ( u martuan në Saint Tropez në  2006, u ndanë vetëm disa muaj më vonë)

 

Eva Longoria dhe Tony Parker patë një dasëm përrallore në 2007, në kishën e  Saint Germain L’ Auxerrois pranë Luvrit. U ndanë në 2010.

Salma Hayek dhe Francois-Henri Pinault u martuan në paris 14 shkurtin e  2009 dhe janë ende bashkë.

Alica Keys u martua gushtin e 2010 me reperin Swizz Beatz, dhe janë bashkë.

Po ashtu edhe Keira Knightley e James Righton të martuar në 2013 pranë Mont Ventoux (Provence)

Angelina Jolie dhe Brad Pitt u martuan verën e  2014, në fshatin Correns, ku kanë edhe një shtëpi. U ndanë shtatorin e 2016-tës.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF