KreuCelebrity

Brenda dasmës sekrete të çiftit të famshëm!

 

 

Sophie Turner dhe Joe Jonas, pas ceremonisë në Las Vegas, u martuan sërish ditën e sotme në në Sarrias, Francë.


23 vjeçarja, ylli i “Game of Thrones” dukej e mrekullueshme e veshur me fustanin e bardhë, teksa zbriti nga makina, për t’ju bashkuar festës ku po e prisnin të ftuarit.


Eonline shkruan se nusja dhe dhëndri, para ceremonisë i thyen disa shotsa me shoqëruesit e tyre (të nuses e të dhëndrit).


Dyshja ka dashur ta mbajë private këtë ceremoni dasme, por familjarët e të ftuarit nuk kanë mundur të mos tundohen duke publikuar pamje brenda ceremonisë.


Gjithsesi foto të qarta të nuses e dhëndrit ende nuk janë publikuar, e duket se në këtë pikë, të ftuarit e kanë respektuar marrëveshjen.


Sophie dhe Joe u fejuan në vitin 2017, pas një romance disa mujore.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF