KreuCelebrity

Lei Kraja: Acarohem kur më thonë ‘je e bukur’!

 

Që të kuptohemi që në fillim; Lei është e bukur dhe ajo e di mirë këtë, ama moderatores së sportit në Digitalb duket se nuk i pëlqen fort kur e quajnë ‘moderatorja seksi e sportit’.

Në një fushë të vështirë dhe të gjerë si ajo e sportit, pavarësisht ç’ka mund të perceptohet nga ekrani, një vajzë që pranon të moderojë dhe të bëjë gazetaren e emisioneve  sportive do të thotë se ka shumë guxim.

Lei Kraja prej dy vitesh e ka nisur këtë ‘sfidë’ në ekranin e platformës Digitalb, dhe me shumë punë e duke lexuar shumë rreth sporteve të ndryshme (por kryesisht rreth futbollit), bukuroshja po ja del të kthehet në një emër kyç të Digitalb.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Pop Culture”, gazetarja sportive tregoi se bezdiset kur dëgjon për veten të thuhet ‘moderatorja seksi’.

“E ndjej mërzinë kur më etiketojnë thjesht si e bukur, sepse realisht ekrani do shumë punë, sporti do shumë punë, shumë vullnet, duhet të lexosh shumë, të marrësh informacion..dhe kur dëgjoj që më etiketojnë thjesht ‘si e bukur’, të them të drejtën acarohem”; u shpreh Kraja.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF