Për herë të parë mami Ilva Tare publikon portretin e së bijës Melody!

 

Ilva Tare është nënë e dy fëmijëve, vajzës Melody 4 vjeç si dhe djalit Thomas i cili më 28 shtator mbush 2 vjeç.

 

Ilva Tare poston herë pas here në rrjetin social instagram momente nga puna në televizion, duke na njohur me ecurinë e Euronews Albania.

Ndërsa prej disa muajsh gazetarja Tare i ka munguar ekranit, duke qenë se mban postin e Drejtores së Euronews Albania, televizioni më i ri informativ që do të hapet së shpejti në vendin tonë, sot mami Ilva ka bërë një më të ëmblin postim ndonjëherë.

Mami i Melody dhe Thomas është shumë diskrete kur bëhet fjalë për fëmijët e saj, duke mos i publikuar asnjëherë portretet e tyre, por sot Ilva ka bërë një përjashtim.

Vogëlushja Melody feston sot ditëlindjen e saj të katërt, dhe mami si rrallëherë nëpërmjet një postimi e ka uruar duke postuar një foto të së ëmblës katër  vjeçare.

“Gëzuar ditëlindjen Princeshë Melody, që e ka kthyer jetën time në një përrallë”; ka shkruar mami Ilva në foton kur ne më në fund pamë portretin e bukur të ‘melodisë’ së familjes së gazetares së njohur.

Previous ArticleNext Article