Urgjenca Hygeia/ Partneri juaj për pushime të sigurta

Të gjithë ne jemi të vetëdijshëm për faktin se disa sëmundje janë më të spikatura në periudha të caktuara të vitit. Për shembull, të ftohtit, gripi apo kolla janë probleme shëndetësore të zakonshme të stinës së dimrit ndërkohë kemi sëmundje apo problemet shëndetësorë të cilat shfaqen më shumti apo tentojnë të përkeqësohen sidomos gjatë stinës së verës dhe që më së shumti kanë lidhje me zemrën, tensioni i lartë i gjakut, lëkurën,goditja nga dielli, goditja astmatike, helmimet nga ushqimi, otitet te fëmijët, dehidrimi, etj.
Këto situata mund të përkeqësohen sidomos në rastet kur kemi të bëjmë me kategori të caktuara personash si të sëmurë kronikë, të moshuarit, imunodeficitarët etj, dhe në raste të caktuara mund të kenë nevojë të marrin ndihmë mjekësore të specializuar në kushte të urgjencës mjekësore.

Si të veproni në rast se përballeni me një Urgjencë mjekësore?
Gjëja e parë që të gjithë mjekët këshillojnë në raste të tilla është gjithmonë, pa hezituar, të kontaktoni me Shërbimin Urgjencën dhe të ndiqni me përpikmëri këshillat e mjekut deri në momentin e mbërritjes së ambulancës.

Dilema është…. ku të drejtohemi?
Në këto ditë të nxehta vere, Urgjenca e Spitalit Hygeia, ju vjen më pranë duke ofruar shërbimin e transportit me Ambulancë:

Ø Falas për qytetin e Tiranës dhe,
Ø Duke filluar nga 100 Euro në çdo qytet tjetër të Shqiperisë.

Pse Urgjenca Hygeia?
Sepse Urgjenca Hygeia ju ofron shërbim mjekësor, përkujdesje, diagnostikim & trajtim adekuat, në kohë dhe me cilësi, 24 orë në ditë/365 ditë të vitit, duke mbuluar të gjithë spektrin e urgjencave mjekësore, që nga Urgjencat kardiake, ortopedike, traumat të ndryshme si ato automobilistike, fraktura, etj, urgjencat neurokirurgjikale, obstetrikale & gjinekologjike, gastrointestinale, pneumologjike, pediatrike, etj.

 

Në dispozicion të çdo Urgjence mjekësore, 24 orë/24, do të keni mjekë specialistë të Urgjencës : Kardiologë, Kirurgë të Përgjithshëm, Radiologë, Obstetër-Gjinekologë, Anestezist – Reanimatorë, Neurokirurg, Ortopedë, ORL, Pediatër.
Urgjenca Hygeia : 04 23 23 000
Kur momenti vlen një jetë, Ne jemi forca juaj

Previous ArticleNext Article