KreuCelebrity

Vajza e Monica Bellucci-t poston një foto të rrallë, është rritur e është bërë e mrekullueshme!

Ka mbushur 14 vjec, dhe Deva Cassel është prova e gjallë se bukuria trashëgohet në familje. Vajza e Monica Bellucci-t ka postuar një foto të rrallë të sajën përballë, duke treguar shumë qartë tiparet që e dëshmojnë përfundimisht si një bukuri të padiskutueshme, që ka marrë shumë nga dy prindërit e saj të famshëm ( I ati I Devës është aktori I njohur francez, Vincent Cassel).

Komentet e fansave kanë vërshuar. “ Një vajzë e re e jashtëzakonshme“. “ Natyra ka vërtet krijime që të lënë pa mend“, “ Një thesar kjo vajzë“, “ Je kaq e mirë“, janë vetëm disa prej mesazheve që kanë lënë në Instagram ndjekësit e vajzës bukuroshe të Belluccit, të konsideruar ndërkohë si një prej femrave më joshëse të botës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF