Wow Miley Cyrus pas pak ditësh do të këndojë në Prishtinë!

Sunny Hill Festival duket se do të sjellë në Kosovë emrat më të njohur botërorë, meritë kjo që i shkon krijuesve të këtij festivali; Dukagjin dhe Dua Lipa.

Pas lajmit se Dj i famshëm Calvin Harris do të jetë një prej të ftuarve specialë të Sunny Hill Festival, emri tjetër surprizë është me të vërtetë i tillë.

Miley Cyrus do të performojë më dy gusht në skenën e këtij eventi në Prishtinë, dhe lajmin e ka bërë public Dua Lipa vetëm pak çaste më parë nëpërmjet një video në Instagram, teksa aktorja dhe këngëtarja e famshme Miley duket tejet entuziaste që do të vijë shumë shpejt në Kosovë.

Nismëtari i “Sunny Hill Festival” është babai i Dua Lipas, Dukagjini, i cili dëshiron që nëpërmjet këtij eventi të njohë botën me vlerat kulturore dhe muzikore të Kosovës.

Ç’prisni shkoni dhe rezervoni biletat!

Previous ArticleNext Article