Haha!!! Vazhdon gallata nga prapaskenat e xhirimeve të klipit të Albanit dhe Miriamit!

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani pak më shumë se 1 muaj më parë xhiruan në Maldive klipin dhe këngën e tyre më të re “Duamë”. Dyshja duket se e ka shijuar aq shumë këtë projekt dhe kjo kuptohet edhe nga momentet e xhiruara tëksa përgatisnin skenat e videos.

 

View this post on Instagram

 

Videoklip vs Real life Me syze 😎 vs Pa syze 😁

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

Pak ditë më parë artisti vlonjat zbuloi se si ai dhe Miriami ishin rrëzuar nga një motorr uji, ndërsa kjo e fundit i kërkonte atij ta falenderonte që kishte ruajtur pa hedhur kamerën ku gjendeshin xhirimet e videoklipit.

Sot dyshja e “Duamë” ka publikuar një tjetër moment për të na treguar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në prapaskenën e klipit. Albani dhe Miriami tentojnë të përdorin rrëshkitësen e ujit por rrëshkasin papritur e Miriami ‘trondit’ këmbën- batutë kjo që ka shkaktuar të qeshura te artisti.

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë prindër të një vajze të quajtur Ameli dhe së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë. Miriami është në muajin e tretë të shtatzënisë dhe ende nuk e kanë zbuluar gjininë e fëmijës që pritet të vijë në jetë në fundvit.

 

Previous ArticleNext Article