Hueyda rrëfen lidhjen me partnerin e ri: “ Gabrieli zgjodhi vetë ta thërriste babi, jam kaq e lumtur“!!

E pamundur të mos ketë një rrëfim të sinqertë në studion e “ Rudina“, në Tv Klan. E fundit që e tregoi këtë ishte Hueyda El Saied, e ftuar së bashku me të birin, Gabriel. Momentet e vështira që kaloi me babain e djalit të saj, Michael Tamisier, tradhëtinë e tij dhe përcmimin, ajo i ka treguar edhe më parë. Por lidhja me partnerin e ri i ka dhënë një frymëmarrje tjetër jetës së saj.

“Nga situata që u krijua para dy vjetësh, kur qaja, Gabrieli më fshinte lotët dhe më thoshte “mami mos qaj…”  Ndoshta edhe kjo ka qenë ndër arsyet (veç faktit që është im bir), që na lidhi më tepër bashkë. Mendoni, një fëmijë 2 vjeç që mundet të fshijë lotët… Por tani kemi një person që jeton me ne, një person që na mbron, na inkurajon dhe na do shumë. Gabrieli, pa i thënë unë, ka vendosur vetë ta thërrasë babi…”” – ka treguar ajo.

Kur Thierry Grosjean I kishte shfaqur dashurinë e tij për të ( kishte 5 vjet që e ushqente këtë ndjenjë në fshehtësi), Hueyda fillimisht e kishte refuzuar, sepse sapo ishte ndarje dhe nuk ishte gati për një marrëdhënie të re. Por gjërat erdhë natyrshëm, dhe ajo sot po jeton momente shumë të bukura, ndërsa sheh që edhe I biri ka një raport të jashtëzakonshëm me partnerin e saj.

Previous ArticleNext Article