KreuCelebrity

Ishte një kohë kur Sara nuk ishte shtatzënë dhe e ndiqte Lorin në aventurat e saj!

 

Motrat Lori dhe Sara Hoxha duket se kanë karaktere të ndryshme nga njëra tjetra. Sara e vogla, ka dashur gjithmonë të krijojë herët një famlje, dhe ‘voila’ ndonëse vetëm 23 vjeç ajo është në pritje të fëmijës së dyt, duke krijuar kështu një familje të bukur siç me siguri gjithmonë ka ëndërruar…

Krejt ndryshe nga motra e saj e vogël, Lori ka një qasje tjetër për jetën, duket se ajo pëlqen më parë të shijojë jetën, të udhëtojë, të bëjë karrierë, e mandej me siguri në vitet e ardhshme me siguri edhe ajo e mendon të krijojë një familje.

Si një vajzë e re e pa impenjime, planet e fashionistes Lori për ‘arratisje’ të papritura duket se ndodhin shpesh, ndërsa për të motrën si mami I London dhe bebushit tek barku, arratisje të tilla pa plan është pothuajse e pamundur të ndodhin.

Sara ka ndarë një foto në llogarinë e saj në Instagram para pak çastesh, foto  cila është shkrepur kohë më parë, kur ajo nuk ishte shtatzënë dhe mund ta ndiqte Lorin në aventurat e saj.

“Kohë më parë, kur unë nuk isha shtatzënë dhe shkoja pas Lorit në planet e pushimeve të verës”; ka shkruar Sara përbri fotos ku duket së bashku me të motrën në një prej udhëtimeve të tyre.

Vajza e dytë e familjes Hoxha është shtatzënë për herë të dytë, dy vite e gjysmë pasi u bë nënë për herë të parë me djalin London Noor, ndaj Lorit do t’i duhet t’i realizojë arratisjet e saj me mikeshat, të paktën edhe për dy vitet e ardhshme, derisa djemtë e Sarës të jenë rritur pak.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF