KreuCelebrity

Njihen prej 21 vitesh, Julian Deda bëhet romatik në dedikimin për të shoqen!!!

Kanë 13 vjet të martuar, por përvjetori që kanë kremtuar sot nuk ishte ai I martesës, por I njohjes. Juli dhe bashkëshortja, Armanda kanë plot 21 vite që njihen me njëri tjetrin, një lidhje e bukur kjo që I ka rezistuar kaq mirë kohës, sepse cifti duket gjithmonë shumë në harmoni. Të dy ata kanë bashkë edhe dy fëmijë, Reinan dhe Mateon.

Aktori I humorit ia ka lejuar vetes te shfaqet romantik përmes një fotoje ku shihet I përqafuar me partneren e tij, pranë së cilës ka shkruar “21+” shoqëruar me një ‘emoji’ zemre dhe dedikimin e vecantë. “Mendoja se ëndrrat asnjëherë nuk bëhen realitet, por kjo ndryshoi shpejt kur të njoha ty”, thotë Juli, në një kometn të thjeshtë, të bukur e mjaft të sinqertë.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF