KreuFashion

Njihuni me koleksionin magjik nga DIOR!

 

Stilistja Maria Grazia Chiuri prezantoi disa orë më parë koleksionin e ri Vjeshtë-Dimër ku kishte qëndruar pothuajse në çdo veshje tek tonaliteti i zi.

E njohur për frymën feministe, Drejtorja kreative e Dior kësaj radhe është frymëzuar nga antikiteti klasik si dhe miti historik i magjisë. Tema? “Një tufë shtrigash, të veshura me të zeza që krejnë ritalet e magjisë”.

Vendodhja e kësaj sfilate ishte po aq e veçantë sa edhe të gjitha veshjet; 30 Rue Montaigne pikërisht ku nismëtari i kësaj marke Christian Dior ka hapur butikun e tij të parë ishte ndërtesa e zgjedhur nga Maria Grazia Chiuri.

Krijimet? Ato po që nuk kanë nevojë për fjalë, ndaj ju ftojmë të shijoni veprat e artit të markës Dior; që sjell një femër të fuqishme e misterioze, e sigurisht gjithë sharm…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF