KreuBusull

Të njohim Shqipërinë; Legjenda e Gurit të Nuses!

 

Nëse keni shkuar ndonjëherë në Gurrë (fshat në Tiranë), do të vini re një gur që duket rri njeri i ngrirë. Quhet Guri i Nuses dhe legjenda vijon si më poshtë:

“Dikur, në këto anë, kaloi një nuse e bukur me një tufë dasmorësh. Gëzimin e kësaj dite ua ndërpreu djali i pashait me njerzit e tij. U bë luftë e dasmorët ranë në fushëbetejë. Nusja mbeti e vetme përballë djalit të pashait, që përveçse bëri gjak donte të merrte dhe nderin.

– O zot! – thirri nusja nën duvak, – hape këtë shkëmb të më përpijë. Kali hingëlliu fort, trokiti rëndë patkonjtë  dhe  fluturoi  poshtë. Nusja ngrin. U bë një copë shkëmb. Gjëmojnë rrëpirat e Malthit deri poshtë e jehona përcillet përtej lumit Mat.

Këtij  shkëmbi i thonë edhe guri i qyqes, pasi ajo qëndron përherë aty dhe vajton tragjedinë e nuses së re.”

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF