“Vetëm e bukur s’je”; me delikatesë dhe sportivitet Eranda Libohova i kthehet ndjekësit!

 

Liria e shprehjes në rrjete sociale shpesh bën që më së shumti personazhet publikë të marrin ofeza rreth pamjes së jashtme, apo edhe rreth njerëzve të tyre të dashur (me siguri këtë të fundit çdo person do të donte ta evitonte).

Kur vjen puna tek komentet me doza offensive duket se ndjekësit nuk kanë kursyer as Eranda Libohovën, e cila për hir të së vërtetës është një ndër personazhet më paqësor në rangun  e të famshëmve shqiptarë.

Gjithsesi njëri prej ndjekësve të saj mendon se Eranda nuk është e bukur dhe mendimin e tij ai nuk ka denjuar të shprehi edhe nën një foto të postuar nga këngëtarja.

“Vetëm yll s’është ajo, mos ja bëni qejfin kot”; shkruan komentuesi, ndërsa artistja me sportivitet, humor e shpoti ju përgjigj:

“Ç’të bësh, nuk mbyllen gojët e dynjasë”

Dhe meqë jemi tek termi ‘e bukur’ sigurisht që bukuria është relative, ama le t’i kujtojmë ndjekësit që Eranda për pak muaj mbush 50 vjeç dhe nuk e di nëse ka shumë 50 vjeçare vërdalle që duken kaq mirë sa ajo.

Dimë që përveç dhëmbëve, që i ka rregulluar estetikisht, këngëtarja e njohur nuk ka kryer asnjë ndërhyrje ndaj për freskinë e saj le t’ja japim atributet geneve si dhe pozitivitetit që e shoqëron çdo ditë.

Previous ArticleNext Article