KreuStil Jetese

Askush se kapi, Eduarti ngre në piedestal Arbanës, ja si ia bën qejfin në Barcelonë!

Arbana Osmani dhe gjithë stafi i emisionit “Dua të të bëj të lumtur” kanë udhëtuar për disa ditë pushimesh në Barcelonë.

Ditën e djeshme grupi i Top Channel ka vizituar stadiumin e famshëm të Barcelonë , “Camp Nou” dhe kjo vizitë e ka gjetur të papritur moderatoren, e cila ka rënë pre e një ‘rrengu’ sepse në fakt ajo është tifoze e ekipit të Bayernit.

Gjatë dy videove të publikuara në Instagramin e regjisorit, Arbana dëgjojet t’i thotë se përse e ka sjellë këtu dhe se çfarë bën ajo në stadiumin e Barcelonës sepse ajo nuk shkon asnjëherë në stadium. Por ajo që i shpëtoi të gjithëve ka qenë komplimenti që partneri i ka bërë 36-vjeçares.

“Nuk e di pse më ka sjellë këtu një tifoz i Bayernit”, pyet Arbana. “Të kam sjell këtu ku luan Messi për Barcelonën sepse ka ardhur Messi Shqipërisë”-, dëgjohet t’a komplimetojë partneri moderatoren, me të cilën është në një romancë dashurie prej muajsh tashmë.

Ky kompliment, që ka kaluar pa u vënë re nga mediat, tregon se si shkodrani e ngre në piedestal Arbanën duke e krahasuar me më të mirin e futbollit.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF