KreuCelebrity

Publikon foto intime me një mashkull; këngëtarja shqiptare pendohet dhe e fshin!

 

Që prej ndarjes nga Fatmir Hysenbelli më shumë se tre vite më parë, bukuroshja Anxhelina Hadërgjonaj nuk ka bërë publike asgjë për jetën e saj private.

Nuk e dimë nëse në jetën e Anxhelinës është aktualisht një mashkull, por një foto e postuar nga vetë ajo disa orë më parë, të cilën e fshiu vetëm pas pak çastesh, na bëri të besojmë se këngëtarja ka gjetur dashurinë.

Të ndodhur para pasqyrës, teksa mashkulli misterioz ka përqafuar siluetën e Anxhelinës, duket se këngëtarja shqiptare ka dashur të ndajë me ndjekësit e saj momentet romantike që po kalon.

Megjithatë foto ka qëndruar vetëm për disa çaste pasi Anxhelina me siguri është penduar dhe vendosi ta fshijë.

Nuk përjashtohet edhe fakti që bukuroshja Hadërgjonaj ta ketë postuar gabimisht, por në fund të fundit e rëndësishme është që ajo ka nisur një lidhje të re dashurie.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF