KreuCelebrity

20 vite dashuri; Çifti i famshëm na bëri të lotojmë me videon e jetës së tyre!

 

Të gjithë e ëndërrojmë një histori dashurie si e tyrja. David Beckham u dashurua me atë që sot është nëna e katër fëmijëve të tij, nëpërmjet televizorit, teksa një grup vajzash të quajtura “Spice Girls” po performonin.

David Beckham asokohe në kulm të karrierës së tij si futbollist, nuk di ta shpjegojë pse, por njëra nga pesë vajzat e pikërisht Victoria ose Posh siç quhej atë kohë nga pjestarët e grupit, i krijonte atij një ndjesi qoftë edhe nga ekrani.

Një futbollist aq i njohur sa ai nuk e pati të vështirë të takohej një natë ‘rastësisht’ me Viktorian e që atëherë, ja tek janë sot 20 vite më vonë që festojnë dekadën e dytë të dashurisë….

Prindër të katër fëmijëve, e dy emra të suksesshëm në karrierë Victoria dhe David Beckham sapo ndanë në instagram një video me momente nga e gjithë marrëdhënia e tyre 20 vjeçare…Po, ej mbani facoleta aty afër, sepse nuk ju sigurojmë dot që nuk do qani!

 

 

20 years today. I love you so much xxxxx Kisses x @davidbeckham

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham) on

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF