KreuCelebrity

Shumë vapë dhe shumë stil; çfarë të vishni këto ditë korriku sipas VIP-eve shqiptare!

 

Të mendosh të vishesh bukur në ditë të nxehta si këto mund të duket një sfidë e vërtetë, kur gjithçka duam të gjithë është rehati dhe pak fresk…

Askush nuk do të donte të djersisë e t’i ngjiten veshjet në trup vetëm për t’u dukur bukur, apo ‘fashion’. Por nëse jeni pak të vëmendshme, është mëse e mundur që edhe në temperatura 40 gradë, ju sigurisht mund të visheni ‘stylish’ por pa patur aspak vapë.

Si? Mjafton të zgjidhni materialet e përshtatshe, ngjyrat e prerjet në veshje që do t’ju freskojnë.

Materialet e veshjeve në këto ditë të nxehta duhet të jenë; pambuk, lino apo material me thurje. Evitoni materialet si nailon, pulestër dhe mëndafsh nëse nuk doni t’ju ngjisin veshjet në trup nga djersa.

Ngjyrat e veshjeve duhetë të jenë me dritë në mënyrë që rrezet e diellit të ‘përplasen’ e të largohen  nga ju. Evitoni ngjyrat me tonalitete të errëta si blu, të zezë, apo lejla.

Prerjet e veshjeve duhet të jenë të lirshme dhe jo ngjitur pas trupit. Evitoni dekoltetë e mbyllura.

Mos harroni aksesorët e ditëve të nxehta; syzet, kapelet dhe kremi mbrojtës.

Dhe për të patur një ide më konkrete se si mund të visheni bukur dhe me stil në temperature 40 gradë celcius ne jemi frymëzuar nga disa prej emrave VIP shqiptar.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF