Si të kombinoni një veshje me 5modele T-shirt!

 

 T-shirt zakonisht quhet një bluzë me mëngë të shkurtra e cila e ka marrë emrin nga shkronja T që formohet nga prerja e saj.  I përshtatshëm për çdo veshje, t-shirti me mëngë të shkurtra, është një nga mënyrat për të kombinuar çdo lloj stili, qoftë për ditë, por edhe rates të veçanta. Mund ta zgjidhni thjesht të bardhë ose të zezë, me mëngë të shkurtra ose jo, nuk ka asnjë rregull të shkruar, ndaj ne po ju propozojmë pesë mënyra sesi mund të keni kombinimet e duhura.

T-shirt eklektik

T-shirti i bardhë është gjithmonë në qedër gardërobës, stili tipik parizian dhe elegant. Por nëse një bluzë e bardhë nuk ju duket jo shumë interesante, zgjidhni një version me simbolin e një marke haute couture si YSL; një ikonë ultra femërore me mbishkrim të theksuar. Ky sugjerim nuk ka nevojë për ekzagjerime, ndaj mund të përshtatet lehtësisht me një xhaketë e zezë bon ton, një palë pantallona të shkurtra xhins dhe një palë kambale glam-rock.

T-shirt minimaliste

 

 

Për të pasur një pamje që nxjerr në pah romancën, por edhe sportivitetin, ju sjellim një kombinim me bluzë me mëngë të shkurtë ngjyrë pastel dhe shkronja, me një fund me trëndafila. Sandale dyngjyrëshe dhe po ashtu një çantë me printime.

T-shirt sportive

Për një version sportive, por edhe urban, ju sjellim një t-shirt të puthitur pas trupit, por që ofron komoditet maksimal, të cilat mund të plotëspjnë pamjen me këpucë ose çizme me thurrje stil sport-elegante, me takë të lartë, si dhe një pale pantallona të shkurta xhinsi.

 

T-shirt Maxi

Një këmishë e bollshme? Pse jo, nëse madhësia është e konsiderueshme, ajo mund të jetë shoqëruesja më e mirë gjatë verës, ose kur shkoni në barin e plazhit për një aperitiv. Kombinojeni me tuta të gjëra dhe fluide si dhe një palë çizme me takë prej lëkurë, duke ruajtur aspektin tuaj shkëlqyes.

 

T-shirt Polo

Një T-shirt me mëngë dhe jakë është kaq e bukur për stilin tuaj në qytet. Kombinojeni me një fund me pala, ku duhet të bien në sy ngjyrat e forta, një çantë dore zarf dhe sandale elegante me takë të hollë. Polo është prerja e përjetshme e klasikës, sidomos jaka mund të mbyllet me dy ose tre butona.

 

 

Previous ArticleNext Article