E bija bën 1 vjeç, sipërmarrësja shqiptare emocionon me fjalët!!!

Sipërmarrësja Greiss Petroviq një vit më parë u bë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë vajzën e saj të quajtur Emel.

Sot në ditëlindjen e parë të vogëlushes, ish-modelja ka ndarë një foto të shkrepur pak çaste pas ardhjes në jetë të vajzës duke i uruar kështu ditlëindjen me fjalët më emocionuese.

“Gëzuar ditën e lindjes bija ime, e ëmbla Emel!?

Faleminderit që na dhurove ndjesinë dhe statusin më të bukur në botë, të qënurit prind!

U rritsh plot shëndet, lumturi dhe suksese zemra jonë! Data 05 korrik 2018 na prezantoi edhe me një tjetër dimension më të bukur të jetës! Edhe 100!??

Të duam shumë!”.

Greiss Petroviq është drejtuesja e agjensisë së modelingut “Grace Models” dhe është e martuar me djalin e kuzhinieres së njohur të ekranit shqiptar, të njohur si Zonja Tefta.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article