Kate Middleton na tregon një tjetër trend të rikthyer fort: bardh e zi!!!

Dukesha  e Kembrixhit  e ka rrëmbyer sërish vëmendjen e paparacëve, këtë herë në Wimbledon ku u shfaq me një fustan të bardhë me kopsa të zeza përpara, të mbledhur me një rrip në mes.  Për Kate, tenisi është një pasion I trashëguar nga e ëma, Carole, edhe ajo gjithmonë e pranishme në turneun më të vjetër të tenisit në botë.

Për herë të parë, Kate u shfaq atje si pjesëtare e familjes mbretërore qershorin e 2011-tës, pak pas martesës me William ne Westminster; edhe atëherë kishte zgjedhur një fustan të bardhë, krijuar nga Alice Temperley. Këtë vit dukesha ishte vetëm në Wimbledon; vjet e shoqëronte Meghani, por bashkeshortja e princit Harry, këtë radhë preferoi të shkonte me shoqet e veta.

 

Previous ArticleNext Article