U fotografua me këmbët në kroskotin e makinës; shkarkohet nga puna ministri shqiptar!

 

Një incident në dukje i parëndësishëm i ka kushtuar vendin e punës Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rajonal të Kosovës.

Shukri Maxhuni është fotografuar ne makinën e tij, teksa mban këmbët ngritur mbi kroskotin e makinës, veprim i cili nuk është toleruar aspak nga shefi i qeverisë kosovare Ramush Haradinaj.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Kryeministri i Kosovës lajmëron shkarkimin nga posti i rëndësishëm Shukri Maxhunin.

“Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni”; ka shkruar pak orë më parë në profilin e tij zyrtar Haradinaj.

Previous ArticleNext Article