Anjeza Shahini publikon për herë të parë imazhin e vajzës!

 

Këngëtarja Anjeza Shahini u bë nënë për herë të parë më 8 mars të këtij viti, kur së bashku me bashkëshortin Paul Connolly mirëpritën në jetën e tyre vajzën Victoria Kelis.

Si përherë me jetën e saj private, edhe me vajzën mami Anjeza është treguar tejet diskrete duke u kujdesur të mos publikojë imazhe të së voglës në rrjete sociale.

Por ditën e djeshme ajo ka bërë një përjashtim dhe ka postuar një foto të vogëlushes. Tori tashmë 4 muajshe ka bërë një vizitë në kopshtin Zoologjik me mamin.

”Vizita e parë e Torit në kopshtin Zoologjik”- shkruan Anjeza përbri fotos duke na njohur më në fund me portretin e ëmbël të së voglës.

Previous ArticleNext Article