Cila është ekonomistja që i vodhi zemrën Renis Gjokës dhe e bëri baba për herë të parë?

Renis Gjoka ka zgjedhur të jetë i rezervuar kur vjen puna te jeta e tij private dhe të gjithë u habitën kur ylli i rock-ut shqiptar njoftoi pak ditë më parë se u bë baba.

Një lajm ky që erdhi krejt surprizë për publikun dhe fansat e artistit të cilët nuk e dinin që vogëlushja që prindërit e quajtën Aura është fryt i një historie të gjatë dashurie mes Renisit dhe një vajze të quajtur Jona.

Por kush është zeshkania Jona që i ka rrëmbyer zemrën Renis Gjokës dhe i dha atij statusin e babait?

Një foto me vajzën e sapolindur shoqëruar me mbishkrimin “Dashuria e jetës sime” shoqëruar me qindra komente e urime bëri që interneti të ziente nga kurioziteti për partneren e artistit, që nuk njihej në publik.

Sipas “Panorama”, vajza që ka rrëmbyer prej vitesh zemrën e Renisit quhet Jona dhe në rrethin e tij miqësor njihet shumë mirë si ‘nusja e tij”. Ajo është me profesion ekonomiste dhe punon në një nga institucionet bankare në vend.

Edhe pse njihen që para vitit 2010, artisti është përpjekur që ta mbajë sekrete lidhjen e tij. Dyshja ka një histori të gjatë dashurie ndonëse daljen e parë publike e kanë bërë në 2016-ën. Çifti u fotografua një darkë familjare, duke e prezantuar te miqtë si ‘nusja e tij’ e artisti në fakt i kishte dedikuar asaj këngën ‘Dashuria ime ti” me të cilën konkurroi në “Kënga Magjike 2014”. “Ia dedikoi një femre speciale në jetën time”, u shpreh Renis Gjoka asokohe duke dashur që të mbajë gjithçka tjetër sekret.

Jona është gjithashtu e rezervuar dhe jo shumë aktive në rrjetet sociale e tashmë ajo dhe Renisi po kalojnë padyshim momentet më të bukura si një familje e re e të bekuar me frytin e tyre të dashurisë.

Previous ArticleNext Article