KreuCelebrity

E dashuruar dhe me surpriza; ja si po e feston Olta Gixhari 33 vjetorin e lindjes!

 

Ka vendosur ta përkëdheli veten këtë ditëlindje, teksa prej disa ditësh aktorja Olta Gixhari po shijon bregdetin e Spanjës, dhe siç tha edhe vetë pak ditë më parë, biondja simpatike nuk është aspak vetëm këtë periudhë të jetës.

Sot Gixhari feston ditëlindjen e saj të 33-të dhe surpizat kanë nisur që në mesnatë për bukuroshen e kinematografisë dhe teatrit.

Sapo akrepat janë puthur në mesnatë, Olta ka marrë surprizë tortën e ditëlindjes, autori i së cilës e siguri do të ketë qenë i dashuri i saj.

Një darkë romantike me njeriun e zemrës, teksa në mëngjes është zgjuar me një buqetë të madhe me lule të kuqe për të, me siguri kjo do të jetë një ndër ditëlindjet më speciale për Olta Gixharin.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF