KreuStil Jetese

Eros Ramazzotti i jep fund martesës, ndahet nga modelja pas 10 vitesh bashkë

Këngëtari italian Eros Ramazzotti i ka dhënë fund martesës së tij me Marica Pellegrinelli.

“Ishin 10 vite të pabesueshme, ndërtuam një familje shumë të bukur dhe ishim të lumtur. Tashmë raportet tona janë të qeta. Dashuria është transformuar por mbetet aty. Ju lutemi të gjithëve, për qetësinë e fëmijëve tanë, të respektoni privatësinë tone në këtë moment ndarje” shkruan Eros Ramazzoti dhe Marica Pellegrinelli në një deklaratë për shtyp.

 

Artisti dhe bashkëshortja e tij qëndruan bashkë prej 10 vitesh dhe së fundmi kanë njoftuar ndarjen. Çifti janë prindër të dy fëmijëve: Raffaela Maria 8 vjeç dhe Gabrio Tullio 4 vjeç.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF