KreuStil Jetese

“Janë ndarë”! Nora dhe Roberti mohojnë divorcin, por miqtë zbulojnë diçka tjetër për çiftin

Nora Istrefi dhe Robert Berisha prej muajsh janë bërë pjesë e medias rozë duke u përfolur se historisë së tyre 14-vjeçare të dashurisë i ka ardhur fundi. Në intervistat e fundit kur janë pyetur për këtë temë dyshja nuk ka ranuar që janë ndarë por ama ka rënë në sy që në të gjitha përgjigjet e dhëna kanë folur për divorcin dhe ndarjen si diçka normale e që nëse ndodh nuk ka asgjë të keqe.

Por çfarë fshihet në fakt pas këtyre deklaratave të çiftit?

Të cilësuar si një prej çiftet më solide të shoëbiz-it që pavarësisht ulje-ngritjeve që ka pasur marrëdhënia e tyre ia kanë dalë të ecin përpara bashkë, Nora dhe Roberti po kalojnë një tjetër krizë në martesën e tyre.

Sipas miqve të afërm të çiftit, shkruan “Panorama Plus”, Nora dhe Robertoi po japin deklarata motivuese për divorcin sa nuk është çudi që tashmë të ketë ndodhur vërtet.

Po të njëjtat burime thonë se prindërit e Renee-s e kanë diskutuar aq shumë ndarjen sa janë përgatitur shpirtërisht për të jetuar të ndarë.

Ajo që vihet re është se çifti prej kohësh nuk kanë foto bashkë në rrjetet sociale dhe dalja e fundit si familje ka qenë në ditëlindjen e vajzës së tyre Renee më 15 maj, kur vajza e tyre e vetme mbushi 4 vjeç.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF