KreuCelebrity

Një martesë e dytë në horizont; moderatorja shqiptare merr propozimin nga partneri i ri!

 

Pak muaj më parë ajo deklaroi në programin “Xing me Ermalin” se i kishte dhënë fund martesës me babain e vajzës së saj. Moderatorja Dajana Shabani duket se ka gjetur sërish dashurinë, e kësaj here djaloshi që i ka vjedhur zemrën bukuroshes së Ora News, është boksieri kosovar Kamer Maloku.

Maloku i cili prej prej vitesh jeton në Gjermani ku edhe ushtron profesionin e tij si boksier, ka bërë për vetë vajzën e ekranit dhe çifti prej muajsh po shijon romancën e tyre.

Duket se dyshja e dashuruar po mendojnë të kalojnë në një tjetër stad të lidhje së tyre dhe siç i ka hije një kavalieri ka qenë Kamer ai që që ka marrë hapin për t’i propozuar partneres së tij.

Kamer ka zgjedhur një mënyrë të thjesht për t’i bërë pyetjen e madhe Dajanës duke i shkruar në WhatsApp.

Moderatorja ka ndarë bisedën e dy të dashuruarve në instagramin e saj, dhe mund të themi që nuk është aspak çudi që shumë shpejt të kemi një dasmë dhe të çojmë një tjetër nuse në Kosovë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF