KreuStil Jetese

Çifti i njohur nis pushimet, këngëtarja ekspozon format me bikini me lule

Ata thuhet se do të lidhin kurorë në një ceremoni romantike në fund të këtij vitit, pasi anonçuan të emocionuar se ishin fejuar në DItën e Shën Valentinit.

34-vjeçarja Katy Perry dhe Orlando Blook, dukeshin vërtet një çift i lumtur të hënën, teksa janë fotografuar duke shijuar rrezet e diellit në plazhet mahnitëse të Île de Ré, në rivierën franceze.

Në imazhet ekskluzive të siguruara nga MailOnline, Katy shihet me një palë bikini të bardha me lule, ndërsa shëtit përgjatë brigjeve të ishullit, të vendosura në brigjet perëndimore të Francës, përpara se t’i bashkohej me partnerin e saj.

Si gjothmonë me stil, Perry shfaqi format e saj ndërsa flokët i mbante të kapura bisht pas, e nukmungonin aksesorët si vathët e syzet e diellit. 42-vjeçari nga ana tjetër shfaqi trupin e tonifikuar pasi kishte shijuar disa minuta not në ujrat blu i veshur me një palë pantallona plazhi ngjyrë blu të errët.

Burimet i thanë DailyMail se çifti i dashuruar, që shpenzon pjesën më të madhe të kohës në Los Angeles, iu drejtuan Francës për të shijuar disa ditë pushimi me familjen britanike të artistit.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF