Prindër të një vajze, Paloma tregon problemet me bashkëshortin rumun dhe marrëdhënien me vjehrrën

Gazetarja Rudina Demneri, e njohur ndryshe si Paloma, ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në Pesë” për të folur për marrëdhënien e saj me bashkëshortin e saj rumun dhe vjehrrën. Teksa ka folur për çelësin e suksesit të martesës së saj, Paloma është ndalur edhe te problemet e konfliktet që ka me të shoqin që duket se rrotullohen gjithmonë rreth të njëjtës pikë.

 

View this post on Instagram

 

Çelësi për një marrëdhënie të lumtur në çift: Paloma tregon “sekretin” e suksesit të lidhjes së saj! #Ftesënë✋ #TopChannel

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on

“Ne kemi probleme si gatimin dhe punët. Ai do gjellë në drekë, gjellë në darkë dhe unë nuk e kuptoj se si mund të hajë njeriu gjellë në darkë. Për çdo problem që kemi, merr mamin në telefon dhe ajo gjithmonë i del kundër, sepse më do mua shumë”- është shprehur Rudina Demneri.

Sa i përket marrëdhënies me mamanë e bashkëshortit, gazetarja ka rrëfyer se ajo dhe vjehrra kanë një marrëdhënie shumë të mirë. Ajo ka treguar se i shoqi sa herë që ata kanë konflikte merr të ëmën në telefon dhe se ajo gjithmonë mban anën e Rudinës.

Previous ArticleNext Article