KreuFashion

Si të humbim kg pa u ndjerë të uritur, La Clinique de Paris tregon çelsin e suksesit!

La Clinique de Paris, klinika rigjenerative që trajton problemet hormonale, problemet dietike dhe ngadalëson proçesin e plakjes te njeriu është “guru-ja “ juaj për një jetë më të shëndetshme. Drejtuesja e klinikës Dr. Felicita Gjuladin është shembulli perfekt i një zonje 50 vjeçare me një fizik perfekt dhe lifestyle për t’u admiruar! Nuk është e thjeshtë të mbash një regjim të rreptë dhe të ushtrohesh përditë, por me informacionet e duhura dhe drejtimin e saktë, çdo gjë është e arritshme. Valbona Selimllari, Çiljeta Xhilaga, Ema Andrea, janë disa nga personazhet e njohur që janë drejtuar te La Clinique de Paris për një vizitë, terapi, detox apo dhe ndërhyrje estetike.

Të shpjeguara në mënyrë shëndetësore, më poshtë lexoni disa këshilla për mënyrën si duhet ta zhvillojmë lifestyle-in e duhur, nga La Clinique de Paris.

 

Dr chauchard, themeluesi i klinikës ka nxjerrë librin e ri “Si të humbim kg pa u ndjerë të uritur”. Një ndër dietat më efektive për rrënien në peshë realizohet nëpërmjet “intermedium fasting” : 16 orë pa ngrënë dhe 8 orët e tjera shoqërohen me ushqime të shendetshme të pasura me proteina dhe karbohidrate. Zakonisht kjo lloj diete ndan ditën ne dy pjesë: nga ora 8 në mbrëmje deri të nesërmen në 12 konsumohet vetëm uje dhe kafe pa sheqer. Nga ora 12 ose 1 mund të konsumojmë dy vakte dhe snack deri ne orën 8. Ne u mësojmë njerzve të hanë yndyrna të shëndetshme (mishi, gjalpë, vezët, bulmet, coconut oil, avocado, kikiriket, extra virgin oil, deri në 50 -100 gram karbohidrate).

Sheqeri konsiderohet si “helm” në mjekësi me rreth 8 herë më i fortë se kokaina. Gjithmone duhet të marrim sheqer në sasi të kontrolluara, pasi qelizat kancerogjene në organizëm ushqehen me sheqerin. Mishi gjithashtu është një burim i rëndësishëm ku marrim aminoacide dhe proteina. Vlerat e tij janë të pazëvendësueshme. Ka disa njerëz që janë alergjikë nga bulmeti dhe vezët dhe mishi në rastin e tyre është ushqimi i vetëm nga mund të marrin proteinat e nevojshme.

Terapia hormonale

Para se të jepen dietat e mësipërme duhet të dimë si funksionojnë hormone dhe sit ë ushtrohemi në mënyrën e duhur. Pra paraprakisht bëjmë teste gjaku, shohim çfarë sasie janë hormone e stresit dhe ato të riprodhimi, që të përcaktojmë si të ushtrojmë këto dieta. Ne e kem testuar këtë lloj terapie per 25 vjet, ndaj e dimë si funksionon çdo organ, si reagon nëse i japim sheqer, dhjam etj.

Psh  ne e dime se insulina mund të shndërrohet në energji nëse hamë karbohidrate midis orës 4-5 pm. Në kohë tjetër ditore nëse konsumoni sheqer nuk shkon në energji, por në dhjam. Hormonet e stresit dhe insulina në organizëm duhet të jenë në sasitë e duhura, sepse ato së bashku kontrollojnë sasinë e dhjamit në trup. Që këtu jemi të bindur të themi se dhe celuliti është problem hormonal.

Ne si klinikë trajtojmë edhe sindromën e “policystic ovaries” te femrat. Ky është rasti që femrat kanë nivele më të larta testosteroni se zakonisht dhe menstruacione te shumta. Un kam me shume se 20 vite që mjekohem për këtë problem, marr vitaminë B dhe C , në mënyrë që ti ruaj balancën hormonale.

Një dietë e kontrolluar dhe një regjim gjumi i rregullt është çelsi i suksesit. Shpesh herë vemë re se nëse nuk flemë gjumë mjaftueshëm zgjohemi me pak energji dhe zakonisht kërkojmë kafe që të zgjojmë adrenalinën në gjak. Me mungesën e gjumit nuk mundemi të humbasim kg, pasi trupi prodhon më shumë kortizol. Kjo është një gjendje që nëse kthehet në lifestyle zhvillohen sëmundje, sepse hormone tona janë të “lodhura”. Kemi hormone që flenë ditën dhe natën. Nëse ne i kemi “zgjuar” gjith kohes këto hormone, zhvillojmë diabet dhe semundje të tjera të lidhura me të. Pra çdo gjë në trupin tonë funksionon si një “rreth” ku çdo hallkë ndikon te tjetra.

*Projekti i fundit i La Clinique de Paris konsiston në ndërgjegjësimin e njerzve për marrjen e drip-ave (lengje të pasura me proteina dhe aminoacide që merren në venë) për të rritur nivelin e energjisë, për të marrë të gjithë kripërat minerale dhe aminoacidet që u duhen, sidomos gjatë verës, për rritjen e imunitetit, për parandalimin e sëmundjeve etj.*

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF