KreuStil Jetese

Xhensila dedikim mamasë për ditëlindje: “Të kerkoj falje për çdo tekë, sot kuptoj dhe se sa shumë të kam munduar”

Korriku qenka muaji më i shtrenjtë i vitit për Xhensila Myrtezajn dhe jo pa shkak! Sot ka lindur nëna e këngëtares ndërsa 3 ditë më pas feston edhe ditëlindjen e vajzës.

Në një dedikim të ndjerë e emocionues për të ëmën, ylli i  “Sekreti” sot që është bërë nënë edhe vet kupton fare mirë edhe sakrificat e saj.

“Korrik i shtrenjte, sot zgjohem me shume gezim. Nena qe me dha jeten sot ka ditelindjen, dhe nderkohe qe une pergatitem per ditelindjen e mbeses se saj, kuptoj nenen time.Ma, te them se sa shume te dua, dhe sa mirenjohese jam per sakrificat qe ke bere per mua. Te kerkoj falje per çdo teke, sot kuptoj dhe se sa shume te kam munduar kur vrapoje lulishteve pas meje kur une isha sa Ajka jone sot, vetem per te mbaruar pjaten e supes. Te gezofshim edhe shume e shume vite une, Alba, Ajka”, shkruan Xhensila duke publikuar edhe dy foto me të ëmën dhe motrën.

Fotot janë të shkëputura nga ditëlindja e vjetshme e këngëtares kur ishte në pritje të ëmbël të vajzës së saj Ajkës. Vogëlushja do të festojë ditëlindjen e parë më 12 korrik, ndërkohë që përgjatë gjtihë këtyre muajve ajo dhe bashkëshorti, aktori Bes Kallaku kanë zgjehdur të mos e publikojnë imazhin e të voglës së tyre.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF