Me këtë veshje, Angelina Jolie provoi se është një “hyjneshë greke“!!!

Mediat rozë, këtë përcaktim I bënë, “ hyjneshë greke“, sepse sipas tyre, kështu dukej Angelina Jolie rrugëve të Parisit me një fustan të bardhë, të derdhur nga Celine, palat e të cilit nisnin që në pjesën lart; aktorja  e kishte kombinuar me shumë hijeshi edhe rripin e mesit me cantën e krahut, po në të njëjtën ngjyrë.

Angelina ka zgjedhur ta kombinojë këtë fustan me këpucë me takë ngjyrë nudë dhe vëthë të varur me perlë. “Dorën e fundit“ pastaj, e dhanë syzet oversize Louis Vuitton.

Me pak fjalë, sipas ekspertëve, imazhi I vërtetë I perfeksionit, dhe kush del të thotë që e kanë gabim! Një ditë më parë, Angie u shfaq në krah të kumbarës së vet, Jacqueline Bisset me një tjetër fustan mjaft të këndshëm, ndonëse jo kaq “glamour` sa ky I fundit!

Previous ArticleNext Article