KreuStil Jetese

Ndodh sërish! Angela Merkel dridhet për herë të tretë brenda pak ditësh!

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka pasur dridhje të tjera në publik, për të tretën herë në më pak se një muaj, duke shtuar kështu dyshimet mbi gjendjen e saj shëndetësore. Politikania 64-vjeçare u drodh teksa qëndronte ppranë kryeministrit finlandez Antti Rinne, gjatë një dalje në Berlin të mërkurën.

Merkel këmbëngul se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore edhe pas dridhjes së tretë në publik. “Jam mirë dhe ju nuk duhet të shqetësoheni”, tha ajo në një konferencë për shtyp pas takimit të së mërkurës duke shtuar se ishte duke kaluar një fazë psikologjike pas dridhjes së saj të parë në muajin e shkuar.

Kjo gjendje e Merkelit ka nxitur spekulime për shëndetin e saj. Më 18 qershor, ajo u pa duke u dridhur vullnetarisht gjatë nderimeve ushtarake për presidentin ukrainas, Volodimir Zelenskiy. Ajo më vonë u shfaq duke  fajësuar dehidratimin, duke thënë se ndihej më mirë pasi pinte ujë.

Ky incident i fundit vjen pas Merkel u filmua duke u dridhur për një herë të dytë më 27 qershor, kur mori pjesë në një event me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF