KreuStil Jetese

Pas flokëve, Grida Duma ndryshon dhe stilin e veshjes, nuk ishim mësuar ta shohim kështu!

Ish deputetja simpatike e PD-së është shfaqur gjithmonë mjaft e kuruar në public: zor se mund ta shohësh Grida Dumën pa flokë të krehura bukur, veshje elegante e këpucë me taka.

Ndaj dhe fotoja e saj me atlete në mesin e një grupi të rinjsh, ka befasuar mjaft. Duhet ta pranojmë në fakt së duket shumë bukur, kombinimi I bërë fustanit të gjatë blu me rrip të celët në mes me atlete të zeza me tapë të bardhë, është mjaft I goditur, dhe ne na mbetën sytë!

‘’Me të rinj energjikë që përçojnë vetëbesim dhe optimizëm në protestën e 8 Korrikut. Asgjë nuk do të mund të arrihet veçse me përfshirjen e plotë të të rinjve në çdo nivel të politikës” ka shkruar ajo në krah të fotos së postuar në Instagram.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF