KreuStil Jetese

Premiera e “Mbreti Luan”; Beyonce dhe e bija të mahnitshme në event!

E mrekullueshme e ëma, e mrekullueshme e bija!

Ky është përshkrimi më i mirë që mund të bëjmë për parakalimin që Beyonce dhe vajza e vogël Blue Ivy bën në premierën e shumëpritur botërore të filmit “The Lion King” të martën.

Dyshja vodhi gjithë vëmendjen me veshjet dhe dukje e tyre duke qenë se ishin kombinuar aq bukur dhe veçantë me njëra-tjetrën. Beyonce kishte veshur një xhaketë-gjysmë fustan nga Alexander McQueen e dizenjuar e gjitha me gurë, ndërsa Blue 7-vjeçare mbante në trup po një xhaketë të zezë po me pjesë tyli e me detaje gurësh te jaka dhe supet, përshtatur për moshën e saj.

Premiera botërore e filmit “Mbreti Luan” është pritur me mjaft interes për të parë se si është risjellë sërish në kinema filmi që theu rekorde shikueshmëri në 1994-ën. Beyonce është pjesë e filmit në rolin e Nalës, ndërsa filmi do të fillojë të shfaqet në kinema që nga 19 korriku.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF