KreuStil Jetese

Veshja Louis Vuitton plot 2.330 euro!!! Elvana e vesh natën, Aurela ditën, po kujt i rri më bukur?

Elvana Gjata dhe Aurela Hoxha kanë qenë të dyja në të njëjtën mendje kur vjen puna për të kombinuar dy veshje të markës së njohur Louis Vuitton. Vajzat e njohura kanë zgjedhur të bëjnë të tyret këtë verë një kombinim i sugjeruar nga vetë shtëpia e modës që në total kap shifrën e plotë 2330 eurove.

Një palë pantallona ‘pizhama’ të mëndafshta, me logon e markës me ngjyra që kushtojnë 1300 euro i kanë kombinuar me një këmishë mëndafshi po të të njëjtit print që kushton 1200 euro. Si për rastësi, Elvana Gjata dhe Aurela Hoxha i kanë qëndruar sugjerimeve të LV në faqen e saj online duke blerë të njëjtin kombinim, por që kanë zgjedhur ta veshin ndryshe.

Ylli i “Fustani” e veshi kombinimin në fjalë në party-n e organizuar pak ditë më parë në Tiranë në nder të ditëlindjes së këngëtares Era Istrefi por ka preferuar që në mbrëmje këmishën ta lidh në bel, ndryshe nga disa foto të tjera ku e ka veshur përgjatë ditës në të njëjtën mënyrë me modelen.

Aurela Hoxha u pa me të njëjtën veshje LV kur publikoi një foto mëngjesin e 10 Korrikut në Instagram krah nënës së saj, duke i uruar ditëlindjen, por këmishën kishte zgjedhur ta mbante brenda pantallonave..

Edhe një herë tjetër pëlqimi që kanë vajzat e njohura VIP ndaj markave të njohura dhe koleksioneve të fundit ‘sjell’ një tjetër xing në radhët e showbiz-it shqiptar.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF