KreuCelebrity

Agron Llakaj, ofertë për tu rikthyer në Top Channel?!!!

Një foto e shkrepur gjatë një takimi të tij me drejtorin e përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushin, I dha udhë shumë hamendësimeve. Së fundi, Agron Llakaj e ka pohuar se ajo kishte të bënte pikërisht me atë qe u mendua qe ne fillim: një ofertë për tu rikthyer në “Portokalli“ dhe Top Channel.

Por ai sqaroi për Bora Zemanin tek “Treshat“ se e ka refuzuar ofertën. Aktori veteran I humorit, I konsideruar dhe si një prej moderatorëve më të suksesshëm në këtë drejtim, dha edhe arsyen përse nuk pranon të rikthehet në ekranin që e lancoi fort, e nga ku u largua në 2010-tën.

“Ishte një ofertë për në “Top Channel”, e cila mbeti në kufijtë e gjërave që diskutohen por nuk realizohen. Unë në jetën time kam shëtitur e kam rendur shumë, por e vetmja gjë të cilën nuk e kam braktisur ka qenë familja. “Al Pazar” për mua ka qenë familje”, ishte komenti I Llakaj.

Përpara disa kohësh, ai shpjegoi tek  ‘Xing me Ermalin’ edhe arsyen e largimit nga ‘Portokalli’ dhe ajo ishte fakti që nuk merrte mbështetje për idetë dhe mendimet  e veta.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF