Blendi Fevziu: “ Këto tre moderatore shqiptare, i kanë buzët njëlloj“!!

Temë e puntatës së djeshme të emisionit ‘Opinion’ në Tv Klan ka qenë bukuria, natyrale ose jo. Në fillim të emisionit, u shfaqën në ekran 3 foto buzësh që I perkisnin tre personave të ndryshëm, por që për moderatorin e njohur, duken njësoj. Fevziu preku në këtë mënyrë një temë mjaft të diskutuar të ditëve tona: atë të bukurisë artificiale, dhe ngërcit të madh të saj, zbehjes së identitetit personal përmes shndërrimit të tipareve që I bën të duken te njejta tek te gjitha.

“Këto janë buzët e 3 prezantueseve të njohura televizive në Shqipëri, janë të gjitha njësoj. Të gjitha njësoj, njësoj, njësoj komplet. Domethënë. duket se edhe masën e fryrjes e kanë të ngjashme dhe hajde bëje dallimin. Duket një lloj bukurie, e cila në një farë mënyre nuk lidhet edhe me karakterin. Bukuria është edhe një shprehje e karakterit të gjithsecilit, është thënë gjithmonë, por mesa duket sot është një shprehje e karakterit edhe të mjekut estetik”, tha Blendi. Ai megjithatë u tregua I kujdesshëm të mos e zbulonte identitetin e kolegeve në foto.

Previous ArticleNext Article