KreuBordo Men

Deklarata shokuese: John Travolta qenka përpjekur të rikthejë të birin në jetë me ndihmën e Kishës Shkencologjike!

Sam Domingo, ish bashkëshortja e tenorit me famë botëtore Placido Domingo, ka bërë disa deklarata shokuese mbi Kishën Shkencologjike dhe disa yje që janë ndjekës të saj.

Sam ka qenë për 22 vjet pjesë e kësaj kishe. Ajo deklaroi se ylli hollivudian John Travolta ka tentuar të rikthejë në jetë të birin e tij. 51 vjecarja rrëfen se fillimisht John ishte përpjekur dëshpërimisht ta shpëtonte djalin e tij 16 vjecar, Jett në kohën që gjendeshin në autoambulancë gjatë rrugës në spital pasi adoleshenti kishte kaluar një krizë të rëndë epilepsie. Pastaj, ka kryer një ritual për rikthimin e tij në jetë.

“Shkencologët besojnë se shpirti Thetan nuk e zgjedh një trup përvecse në lindje. Ata mendojnë se kur njeriu vdes, shpirti Thetan mund të dalë e të kërkojë një trup tjetër, dhe ta vazhdojë udhëtimin që ndërpreu“, thotë ajo. Sam shpjegoi se e shoqja e John-it, Kelly Preston mbeti shtatzënë disa muaj më vonë dhe mendoi se tek djali I tyre I vogël Ben, ka hyrë pikërisht shpirti I Jett-it.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF