Gruaja e futbollistit të Interit në luftë me kancerin: “Po jetoj një makth”

Bashkëshortja e futbollistit të njohur me origjinë belge Radja Nainggolan është duke luftuar me sëmundjen e rëndë. Claudia ka dhënë lajmin dhe ka ndarë ‘luftën e saj të një muaji’ me mijëra ndjekësit në Instagram përmes një rrëfimi të dhimbshëm.

“Prej 1 muaji jam zgjuar në mëngjes duke shpresuar se ishte vetëm një makth. Por jam zgjuar çdo mëngjes dhe kam kuptuar se po jetoj brenda një makthi. Shpresoja se kjo ditë do të ishte shumë e largët, por nuk ishte e shkruar kështu. Ditët kanë kaluar, po ashtu dhe lumturia ime…”, nis ajo rrëfimin.

“Prej sot do të nis një kapitull të ri në jetën time, kimioterapinë. Dhe kush do ta kishte thënë se Claudia, për herë të parë në jetën ë saj, do të kishte frikë që të niste një ditë të re… Frika është një mirëkuptim. Cfarë mund të them, pas shumë lotësh, është koha që ta luftoj këtë bishë të tmerrshme. Falenderoj megjithë zemër familjen dhe miqtë e mi, që më kanë ndihmuar ta shijoj në maksimum këtë muaj pushimi, duke më dhënë të gjithë forcën dhe pozitivitetin që më duhet për ta përballuar këtë…por mbi të gjitha sepse kanë mundur që të përballojnë ndryshimet e mia të humorit. I uroj shumë fat atyre që po jetojnë të njejtin makth si unë, Kurrë mos e humbisni buzëqeshjen tuaj”

Claudia Lai është e martuar që prej vitit 2011 me futbollistin belg që luan te Interi dhe janë prindër të dy vajzave të quajtura Aysha dhe Mailey.

Previous ArticleNext Article