Lëvizje në Tv Klan/ Bes Kallaku dhe Marina Vjollca zënë vendin e Ermal Mamaqit!

 

Muajt e verës kthehen në merkato për emrat e njohur të televizioneve si dhe programet e tyre. Dikush zë ‘vendin’ e dikujt, e një program ndërron ‘shtëpi’, deri në nisje të sezonit, me gjasë javët e verës do të jenë të mbushura me lajme të tilla.

Së fundmi, ‘indexonline’ shkruan se aktori i humorit Bes Kallaku bashkë me Olsi Bylykun, do të zënë vendin e Ermal Mamaqit në Tv Klan të shtunave mbrëma, ndonëse nuk bëhen me dije detaje të programit që dyshja do të moderojë.

Por duket se surpriza e këtij lajmi është emri i Marina Vjollcës që do t’i bashkohet dyshes në këtë program.

Bukuroshja Vjollca kthehet në televizion pas rreth dy vitesh mungesë, ndaj kërshëria për ta parë sërish në ekran Marinën me siguri do të jetë e madhe.

Previous ArticleNext Article