KreuStil Jetese

U martua para 3 muajsh, ja sa fëmijë dëshiron ministrja Besa Shahini

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini kurorëzoi në martesë lidhjen me politikanin Dardan Molliqaj në ditët e para të muajit Prill e fill pas dasmës familjarët e miqtë e çiftit kanë nisur të bëjnë pyetjen e zakonshme se kur do të sjellin në jetë një fëmijë.

Shahini ka qenë e ftuara e së mërkurës në emisionin “Ftesë në Pesë” më Bieta Sulon ku foli hapur ndër të tjera edhe për jetën personale. Ministrja ka rrëfyer se mes saj dhe bashkëshortit më shumë dëshirën për të sjellë në jetë një fëmijë e ka ajo dhe se jo vetëm familjarët por të gjithë kanë nisur me ‘presionet’ se kur do të vijë bebushi.

E pyetur nga prezantuesja se sa fëmijë dëshiron të ketë në të ardhmen politikania 37-vjeçare, ajo u përgjigj se me shpirt do të dëshironte të kishte 4 ose 5 por ‘jam pak vonë’, thotë Shahini.

Ajo pranon se deri më tani ka qenë karriera dhe vendimet e marra ato që kanë bërë që Ministrja aktuale të shtyjë planet për të zgjeruar familjen deri më tani, kur zgjodhi të martohet me partnerin e saj dhe të jetojnë të lumtur edhe pse Shahini zhvillon karrierën në Shqipëri ndërsa Molliqaj në Kosovë.

 

 

Prej pak muajsh e martuar, ja sa femije deshiron te kete @besa_shahini , Ministrja e Arsimit ✨ #ftesene?? #ngaehenanetepremte #ora??

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo) on

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF