KreuFashion

Victoria Beckham ka vetëm një sekret për lëkurë perfekte dhe e bën publik!

Është gjithmonë shumë interesante të dish se çfarë rutine bukurie, ç’dietë mbajnë dhe ç’produkte përdorin yjet e Hollywood-it për të qenë gjithmonë rrezatuese. Këtë herë rradhën e ka Victoria Beckham, e cila ka ndarë sekretin e saj për një lëkurë të përsosur.

Kur flitet për kujdesin ndaj lëkurës për ish – këngëtaren e Spice Girls asgjë nuk është më e çmuar sesa këshilla e Dr. Harold Lancer që sipas saj i ka shpëtuar lëkurën .

Sipas asaj që ajo tregoi për “The Edit”, receta përmbante vetëm një përbërës shumë të rëndësishëm, salmonin. Konsumi i salmonit gjatë tre vakteve e ka bërë lëkurën e saj të ndriçojë. Ky lloj peshku është shumë i pasur me omega-3, ka veti shumë të mira antiinflamatori dhe ndikon shumë pozitivisht tek lëkura dhe koçkat. Gjithashtu salmoni është i pasur me proteina dhe vitamina A dhe C që kanë veti të hidratojnë lëkurën dhe ta mbajnë të ndriçuar.

Nëse besoni tek bukuria e Victoria Beckham dhe dëshironi të dukeni si ajo atëherë nuk ju ngelet gjë tjetër veçse të ndiqni këshillën e saj!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF